Kuriozitete

Rita Ora me probleme shëndetësore

Rita Ora rrezikon të mungojë në promovimin e filmit “Fifty Shades Freed” në Paris.

Kosovarja që ka rol në film dhe këndon edhe kolonën zanore ka thënë se mjeku i ka sugjeruar të pushojë dhe të mos këndojë për shkak të disa problemeve në fyt, transmeton Albinfo.ch.

“Sapo u zgjova për punë në Paris në orën 8:00, kur fillova të shkruaja këtë status. Kuptova se diçka nuk shkonte pasi nuk ndjehesha mirë. Isha tek një doktor dhe ai më tha që kam laringit të rëndë dhe një infeksion në fyt. Kurrë nuk kam dëgjuar për këtë të dytën më parë. Është gjithmonë e frikshme kur zëri yt është në një gjendje të brishtë! Mos u shqetësoni, unë jam ende duke u përpjekur me gjithë vështirësitë që të performoj me Liam Prayne në premierën e “Fifty Shades Feed”! Më uroni fat!”, ka shkruar bukuroshja në një postim në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BezrXwrnnEd/