Kosova
Kërkohet koordinim për mësimin plotësues të gjuhës Shqipe në SHBA
Majko dhe Gashi së bashku takuan drejtorët e shkollave Shqipe në qytetin e New Yorkut me të cilët diskutuan implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore të nënshkruara si në fushën e bashkëpunimit
Për herë të parë në historinë e kombit, diaspora shqiptare po përfaqësohet në nivel Ministrash nga dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria, transmeton albinfo.ch.
Dardan Gashi, Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e Kosovës dhe Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën në Qeverinë e Shqipërisë, kanë nisur sot në objektin e Konsulatës së Republikë së Kosovës takimet e përbashkëta, duke filluar me temën e mësimit plotësues të gjuhës Shqipe në ShBA.
Majko dhe Gashi së bashku takuan drejtorët e shkollave Shqipe në qytetin e New Yorkut me të cilët diskutuan implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore të nënshkruara si në fushën e bashkëpunimit me dhe për diasporën ashtu edhe marrëveshjen konkrete për mësimin plotësues të gjuhës Shqipe. “I përulemi punës suaj”, tha me këtë rast Ministri Majko i cili kërkoi nga drejtorët e shkollave një koordinim më të mirë në të ardhmen.
“Shkolla verore është një projekt ambicioz që ka për qëllim të sjell në Kosovë dhe Shqipëri nxënësit e moshave të ndryshme të shkollës Shqipe për tu njohur më mirë me atdheun dhe me bashkëmoshatarët e tyre. Tani ky projekt për herë të parë bëhet së bashku nga dy Ministritë në Kosovë dhe Shqipëri”, tha Gashi.
Dy Ministrat më pas vazhduan në takimin me komunitetin shqiptar në Connecticut.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik