Shqipëria
Bushati mbron marrëveshjen e re detare me Greqinë
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se marrëveshja e re me Greqinë do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009, duke shtuar se çdo diskutim në media për 12 milje detare, apo për falje të detit, është thjesht një shpifje.
“Për dy vendet burojnë disa të drejta dhe detyrime dhe nuk mund të jenë fakultative për dy vendet. E drejta ndërkombëtare është pika e dyta. Dy vendet kanë legjislacion të brendshme dhe kjo merret për bazë në këto diskutime. Nga 2013 kemi bërë disa diskutime, pasi ka qenë në interesin e të dy palëve për të gjetur një zgjidhje. Çdo marrëveshje e re që do të duhet të arrihet do të jetë më e mirë nga ajo që është arritur nga qeveria Berisha, në 2009.
Në thelb, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i qartë. Çështje e delimitimit të hapësirës detare është pjesë e diskutimeve. Duke ballafaquar pikëpamjet. Jemi krejt të bindur se duke respektuar këto që thashë më lart do të kemi një marrëveshje disa herë më e favorshme se ajo e 2009, të drejt dhe të zbatueshme në praktikë.”, ka thënë Bushati në një interpelancë të bërë përmes Platformës së Bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” nga një grup studentësh të ekselencës, përcjell albinfo.ch.
Heqja e ligjit të luftës Bushati e vlerësoi së do të ndihmonte në fitimin e të drejtës së pronësisë. Ndërsa për çështjen çame, Bushati tha se për herë të parë ka shkëmbim të dhënash mes dy shteteve në rast se refuzohet kalimi për shtetasit çam.
E-Diaspora
-
Nga Vjena në Shqipëri, ekstradohet një shtetas shqiptar I dënuar me mbi 3 vjet burgim, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve....
-
Në Gjermani janë regjistruar më shumë se 200 mijë qytetarë nga Kosova
-
Është hapur ekspozita e parë etnografike shqiptare në Zvicër
-
“Realitetet e luftës”: Alain Chin na e sjell në kujtesë luftën e Kosovës
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland
Jeta në Zvicër
-
“Një fëmijë”: Një histori e fuqishme shqiptare në “Bern Film Club Festival” Filmi “Një fëmijë” ka fituar edhe çmimin “Filmi më i mirë kombëtar” në Festivalin Ndërkombëtar të...
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja