Bota
Pse po armatosen gjermanët?
Në janar 2016, një licencë të tillë e kishin rreth 301,000 vetë - në dhjetor 2017 numri i tyre shkonte në më shumë se 557,000
Gjermanët po armatosen. Gjithnjë e më shumë qytetarë gjermanë po bëjnë të ashtuquajturën “licencë të vogël armësh” që i lejon të mbajnë me vete armë me fishkë me gaz lotsjellës.
Por, edhe armë të tilla janë të rrezikshme, sepse nëse shkrepja bëhet nga një distancë e afërt, ajo mund ketë efekt vdekjeprurës, raporton “Deutche Welle”.
Veçanërisht dy vitet e fundit numri i gjermanëve që kanë marrë këtë licencë, është rritur jashtëzakonisht shumë. Në janar 2016, një licencë të tillë e kishin rreth 301,000 vetë – në dhjetor 2017 numri i tyre shkonte në më shumë se 557,000. Sipas shitësve të armëve për armë dhe fishekë me gaz lotsjellës, apo elektroshokë ka pasur aq shumë kërkesa sa rezervat nuk janë më të mjaftueshme, përcjell albinfo.ch.
Edhe kurset për sporte marciale apo për vetëmbrojtje, si taekwondo, po përjetojnë një bum.
Sipas një ankete të Institutit Infratest Dimap të janarit 2017 rreth 32 për qind e gjermaneve ndjehen të pasigurt, kurse rreth 51 për qind e tyre, ndjehen më tepër të sigurt se të pasigurt. Po ashtu anketimi tregoi se një e katërta e të anketuarve i mënjanojnë natën sheshet apo rrugë të caktuara, sepse kanë frikë. Po ashtu rreth dy të tretat thanë se mbajnë me vete për vetëmbrojtje spray me gaz lotsjellës apo armë.
Shtimi i personave që janë të interesuar të blejnë armë frikësuese përkon me periudhën që Gjermania hapi kufijtë për emigrantët dhe refugjatët. Edhe anketa e institutit Infratest Dimap tregon se rreth një e treta e të anketuarve u shpreh se më tepër frikë kanë prej “të huajve dhe refugjatëve”, pasuar prej “neonazistëve dhe të djathtëve”, rreth 13 për qind.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?