Shkurt.ch

Zvicra, kalaja e multimilionerëve

Në Zvicër, në vitin 2011 jetonin 366 persona që mund të konsiderohen “super të pasur”, gjegjësisht që posedojnë më tepër se nga 100 milionë franga. Zvicra vazhdon të ketë dendësinë më të madhe në botë të super të pasurve. Në 100 mijë ekonomi familjare të Zvicrës, vijnë 11 multimilionerë. Me këtë numër Zvicra është në […]

Në Zvicër, në vitin 2011 jetonin 366 persona që mund të konsiderohen “super të pasur”, gjegjësisht që posedojnë më tepër se nga 100 milionë franga.

Zvicra vazhdon të ketë dendësinë më të madhe në botë të super të pasurve. Në 100 mijë ekonomi familjare të Zvicrës, vijnë 11 multimilionerë. Me këtë numër Zvicra është në listë para Singapurit dhe Austrisë.

Këtë përfundim e ka nxjerrë raporti për pasurinë e botës, i bërë nga këshillimorja amerikane e ndërmarrësisë Boston Consulting Group.

Marrë në përgjithësi, sipas këtij raporti në Zvicër në vitin 2011 jetonin 366 persona që mund të konsiderohen “super të pasur”, shkruan drs.ch. Secili prej tyre posedon më tepër se 100 milionë franga.

Ndërsa numri i milionerëve në Zvicër gjatë vitit të kaluar është rritur për 5000 milionerë të rinj, duke mbërritur numrin prej 322.000 milionerëve gjithsej. Sipas kësaj shifre, çdo e dhjeta ekonomi familjare në Zvicër mund të konsiderohet milionere. Më shumë të pasur (milionerë) se sa në Zvicër jetojnë vetëm në Singapur, Katar dhe në Kuvajt