Shqipëria
Vërshime në Shqipëri
Reshjet e dendura të fundjavës dhe prurjet nga malet e Pindit në Greqi sollën dhe fryrjen e lumit Vjosa.
Në disa zona të Vlorës dhe Fierit, lumi ka dalë nga shtrati dhe ujërat kanë nisur të hyjnë nëpër banesa. Gjatë natës dhe mëngjesit janë kryer evakuime në banesat më të rrezikuara.
Deri në këto momente, 7 banesa janë nën ujë në Novoselë e Bishan, ku ka nisur evakuimin dhe largimi i gjësë së gjallë. Në Novoselë, Forcat e Armatosura dhe policia e rendit kanë evakuuar 17 familje, raportojnë mediat shqiptare.
Në total, në qarqet Fier dhe Vlorë, nga FA janë angazhuar 150 efektivë dhe 15 mjete për evakuimin e personave dhe të bagëtive, përcjell albinfo.ch.
Sipas Qendrës së Bashkuar Operacionale, në orën 13:00 pritet që prurjet të jenë maksimale nga lumi Vjosë në Novoselë.
Lumi Shkumbin ka dalë, ndërkohë pranë Urës së Rrogozhinës dhe Çermës. Ndërsa në Gjirokastër banorët raportojnë se Ura e Hoshtevës, në Zagori, monument kulture i kategorisë së parë është rrëmbyer nga ujërat e lumit të Zagorisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik