Lifestyle

Ribashkohet “Spice Girls”

“Koha duket se është për të eksploruar disa mundësi të reja të jashtëzakonshme së bashku”, ka njoftuar grupi i njohur muzikor

“Spice Girls” kanë njoftuar se po planifikojnë të punojnë bashkarisht në projekte të reja, pas takimit për herë të parë që nga viti 2012.

Victoria Beckham, Geri Horner, Emma Bunton, Melanie Brown dhe Melanie Chisholm ishin fotografuar bashkë në shtëpinë e Hornerit.

“Koha duket se është për të eksploruar disa mundësi të reja të jashtëzakonshme së bashku”, ka njoftuar grupi i njohur muzikor, transmeton Albinfo.ch.

“Spice Girls” kishte arritur famë botërore më 1996 me hitin “Wannabe”. Megjithatë, ato ishin ndarë gjashtë vjet më pas.