Kuriozitete

Me shpatë i pret shalqinjtë në stomak për rekordin ekstrem

Shalqinjtë u vendosën në trupin e Kharadit dhe më pas u prenë përgjysmë nga Kasadi me një shpatë

Jimmy Kharadi nga India ka një karrierë të bujshme me veprime ekstreme, por tentativa e tij e fundit për rekordin “Guinness” është ndër më të rrezikshmet deri tani.

Ai bashkë me ekspertin e arteve marciale Baji Kasad arriti që të thyejë rekordin për Më së shumti shalqinj të prerë mbi stomak në një minutë.

Shalqinjtë u vendosën në trupin e Kharadit dhe më pas u prenë përgjysmë nga Kasadi me një shpatë, transmeton Albinfo.ch.

Tentativa ishte që të tejkalohej shifra prej 48 shalqinjve të prerë, ndërsa Kharadi arriti që për një shalqi të thyejë rekordin.

https://www.youtube.com/watch?v=Htf0JBPjqCQ