Shkurt.ch

Loto: Taksohen vetëm fitimet mbi 1000 franga

Deri më tash, ata që kanë fituar më shumë se 50 franga në loto është dashur që fitimin t`ia nënshtrojnë tatimit

Të gjitha fitimet në lotari, të cilat kalojnë mbi 1000 franga në të ardhmen duhet t`u nënshtrohen tatimit. Pas Këshillit të kantoneve, një postulat të tillë e ka votuar sot njëzëri edhe Këshilli Nacional i Parlamentit të Zvicrës.

Po kështu edhe Qeveria Federale është shprehur në të mirë të ngritjes së shumës që është për tu tatimuar, njofton drs.ch. Kjo gjë, sipas ministres së financave, Widmer-Schlumpf do të ndihmojë në reduktimin e burokracisë.

Deri më tash, ata që kanë fituar më shumë se 50 franga në loto është dashur që fitimin t`ia nënshtrojnë tatimit. Këtë shumë që u është tërhequr, fituesve të lotos u është ktyher sërish pas deklarimit të tatimeve.