Shkurt.ch

Monika Knill, femra e parë kryetare e qeverisë së Thurgaut

Sot për herë të parë në historinë e kantonit Thurgau është zgjedhur një grua për kryetare të Qeverisë së kantonit. Në seancën e parë të parlamentit të Thurgaut, të konstituuar pas zgjedhjeve të 15 prillit, ka qenë në rend të ditës edhe zgjedhja e kryetares së qeverisë.

Po ashtu edhe zgjedhja e nënkryetarit dhe trupave tjerë është bërë në këtë seancë.Monika Knill nga SVP-UDC është zgjedhur kryesuese e trupit ekzekutiv të kantonit, me 123 nga gjithsej 125 votat e parlamentit.

Monika Knill edhe deri më tash ka qenë anëtare e qeverisë kantonale dhe ka udhëhequr departamentin për arsim dhe kulturë.