Shqipëria
Mundësi për të qenë praktikant në Parlamentin Gjerman
Ambasada gjermane në Tiranë me anë të një njoftimi fton të rinjtë shqiptarë që të aplikojnë për të qenë praktikant në parlamentin gjerman për vitin 2019, shkruan albinfo.ch.
Bursa Ndërkombëtare Parlamentare e Bundestagu-t Gjerman (IPS) ju mundëson ndjekjen nga afër të aktivitetit të përditshëm parlamentar gjerman përgjatë pesë muajve, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj kohe do të punoni në zyrën e një deputeti, si dhe keni mundësinë të ndiqni leksione pranë universiteteve të Berlinit.
Bundestagu Gjerman së bashku me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin Humboldt të Berlinit dhe Universitetin Teknik të Berlinit jep çdo vit bursa për të diplomuarit e rinj nga 42 vende. Programi zgjat çdo vit nga 1 marsi deri më 31 korrik.
Nëse keni njohuri shumë të mira në gjuhën gjermane, keni përmbyllur studimet ose jeni pak përpara përmbylljes, jeni më të rinj se 30 vjeç, si dhe keni shtetësinë shqiptare, ne do të gëzoheshim nëse do të aplikonit për këtë bursë deri më 30 qershor 2018, theksohet tutje në këtë njoftim.
Për informacione të mëtejshme rreth programit shihni këtu: http://www.bundestag.de/ips
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik