Shqipëria
Arrestohet në Gjermani Adrian Xhillari, pritet ekstradimi në Shqipëri
Derisa Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë këtë të enjte dosjen lidhur me skandalin e naftës Virgin, autoritetet gjermane ka ndaluar 52-vjeçarin Adrian Xhillari me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Zyra Qendrore Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbadeni/Gjermani, kanë arrestuar këtë të enjte në Frankfurt Adrian Xhillarin, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri, raportojnë mediat shqiptare.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana më 7 janar 2016, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur caktimin e masës se sigurisë “Arrest ne burg” për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vitit 2015, Xhillari duke qenë administrator i kompanisë “Tea Construction&Petrol sh.a.” në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer transportin fiktiv të 4.466.855 litra të artikullit naftë virgin duke i shkaktuar dëme të mëdha buxhetit te shtetit shqiptar.
Organi i akuzës kërkon për të 15 vite burg pasi nga hetimet rezulton të ketë shkaktuar një dëm prej 2 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik