Shqipëria
Të përmirësohet klima e biznesit dhe të luftohet korrupsioni e krimi i organizuar
Një delegacion i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane po viziton Shqipërinë për të shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike gjermano-shqiptare.
Ambasadorja Susanne Schütz theksoi rëndësinë e reformave të mëtejshme, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria u ofron shumë mundësi investitorëve të interesuar, për shembull në fushën e energjisë, infrastrukturës, bujqësisë dhe turizmit. Prandaj, dëshiroj të inkurajoj Qeverinë shqiptare për të përmirësuar më tej klimën e biznesit dhe për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Muajt e mbetur deri në një vendim të BE-së për të hapur bisedimet e anëtarësimit duhet të përdoren nga qeveria për veprime të vendosura, për të arritur rezultate konkrete dhe të qëndrueshme”, ka thënë ajo.
Gjermania është aktualisht partneri i dytë më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë.
Që nga viti 1952 Komiteti Lindor përfaqëson interesat e ekonomisë gjermane në Evropën Juglindore, ndër të tjera me synimet e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike dhe përmirësimit të kushteve të tregtisë dhe investimeve për kompanitë gjermane.
Aktualisht anëtare të Komitetit Lindor janë më shumë se 200 kompani – nga ato të mesme deri tek kompanitë e mëdha të listuara në bursë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik