Lifestyle

Yjet e “Baftas” vishen zi kundër ngacmimeve seksuale

Yjet më të mëdha britanike do të vishen në ngjyrë të zezë në tepihun e kuq të ceremonisë së sivjetme “Bafta”.

Kjo përzgjedhje u bë që të përkrahet iniciativa “Time’s Up”, iniciativë kundër ngacmimeve seksuale pas skandaleve të vitit të shkuar në Hollywood.

Vendimi vjen pas një demonstrimi të ngjashëm të përkrahjes së dhënë edhe nga “Golden Globe Awards” më herët gjatë këtij viti.

Në një kërkesë që ka qarkulluar në industri përfshihen të gjithë yjet e Britanisë së Madhe, transmeton Albinfo.ch.

Në listë përfshihen edhe yjet si Emma Thompson, Emma Watson, Gema Arterton, Keira Knightley, Jodie Whittaker, Emilia Clarke, Noma Dumezweni, Natalia Dorner e Felicity Jones, shkruan BBC.

Letra lut mysafirët “të vishen zi në ceremoninë e çmimeve, për të ndjekur shembullin e motrave tona që morën pjesë në ‘Golden Globe’”.

Meshkujve iu kërkua që të shfaqin përkrahjen për këtë iniciativë me veshje të ngjashme, me simbole përkrahëse.

Ngjarja do të organizohet në Londër më 18 shkurt.