Shkurt.ch

Armstrong: “Në Hënë kam harruar kamerën”

Për ata që mohojnë fluturimin në Hënë: "Një ditë dikush do të fluturojë në hënë dhe do ta gjejë kamerën që e kam lënë unë atje"

Njeriu i parë që ka shkelur në Hënë, Neil Armstrong ka dhënë një intervistë të rrallë për një televizion austrralian. Autori i thënies së njohur “Ky është një hap i vogël për mua por i madh për njerëzimin”, që nga viti 1969 kur ka bërë hapin e madh, ka jetuar pothuajse tërësisht i tërhequr dhe larg çdo publiciteti.

Në intervistën e tij ai zbulon rrezikun që ka pasur që fluturakja të mbetej pa lëndë djegëse me rastin e aterrimit në tokë.

Ndërsa më interesantja në këtë intervistë është përgjigja që ai u ka dhënë të gjkithë atyre që u besojnë teorive të konspiracionit, sipas të cilëve fluturimi në Hënë ka qenë thjesht një truk, një gënjeshtër.

“Njerëzit i duan teoritë e konspiracionit. Ato janë tëheqëse por mua nuk më kanë preokupuar kurrë. Unë e di, një ditë dikush do të fluturojë sërish në hënë dhe do ta gjejë kamerën të cilën e kam lënë unë atje”.

Intervistën mund ta shikoni në:

http://thebottomline.cpaaustralia.com.au/