Shqipëria
Veliaj: Tirana po përjeton revolucionin e gjelbër
"Do të doja që për një aksion të tillë që nuk na ndan në të majtë dhe në të djathtë apo në mazhorancë dhe në opozitë, të gjithë të kishim një mundësi që të kontribuonim”, theksoi Veliaj
Tirana është afër mbjelljes së 100 mijë pemëve të reja, duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të Tiranës, por dhe një mjedis të shëndetshëm. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj ftoi që këtij aksioni t’i bashkohen edhe këshilltarët e opozitës.
“Kemi nisur një fushatë për të mbjellë 100 mijë pemë të reja në Tiranë brenda një sezoni dhe kemi vendosur si afat datën 21 mars, që është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve. Ne jemi shumë pranë këtij objektivi. Jam shumë optimist që në 50 ditët që na kanë mbetur jo vetëm do ta kalojmë, por do të kemi një target të ri dhe mënyrën si e shikojmë gjelbërimin, oksigjenimin në qytetin tonë. Do të doja të bëja një ftesë publike. E di që shumica e anëtarëve të Këshillit bashkiak të pozitës është përfshirë në këto aksione, por do të doja që për një aksion të tillë që nuk na ndan në të majtë dhe në të djathtë apo në mazhorancë dhe në opozitë, të gjithë të kishim një mundësi që të kontribuonim”, theksoi Veliaj.
Ai tha se lajmi tjetër i mirë është se kanë mbërritur në Tiranë biçikletat e para të flotës prej 4000 mjetesh Bike&Go.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik