Shkurt.ch
Potencial i shtuar dhune i kriminelëve “turistë”
Prej dhunës që vjen nga ana tjetër e kufijve shtetërorë, më të goditura janë regjionet si Gjeneva, Vaudi, Neuchateli dhe Jura
Jürg Noth, shef i trupave kufitare të Zvicrës ka konstatuar, në një intervistë t¨dhënë gazetës “NZZ am Sonntag” një rritje të potencialit të dhunës të kriminalitetit ndërkufitar. Për t`iu përgjigjur në masën e duhur këtij intensiteti të shtuar të brutalitetit, ai ka thënë se duhet pajisur më mirë rojat kufitare.
Janë shtuar sulmet me plaçkitje në banka, bihuteri dhe në fabrika të orëve, ka thënë Noth. Prej dhunës që vjen nga ana tjetër e kufijve shtetërorë, më të goditura janë regjionet si Gjeneva, Vaudi, Neuchateli dhe Jura.
Sulmuesit janë kryesisht shtetas francezë me prejardhje nga veriu i Afrikës dhe po bëhen gjithnjë e më të dhunshëm. Ata, sipas Noth, janë të armatosur me pushkë, pistoleta dhe madje edhe me minahedhës dhe i përdorin ato.
Për këtë arsye ai ka thënë se duhet pajisur dhe stërvitur më mirë personaelin kufitar. Përveç jelekëve mbrojtës me të cilët duhet pajisur rojat, po ashtu duhet instaluar pengesa të reja në rrugë, që të mund të ndalohen në mënyrë eafektive makinat e kriminelëve. Po ashtu duhen futur në përdorim edhe fluturaket pa pilot, ka thënë Noth për “NZZ am Sonntag”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert