Shqipëria

‘The Sun’ shkruan për këngëtarin shqiptar

Në festivalin evropian të këngës do të paraqitet me këngën “Mall”, e shkruar posaçërisht për Eurovision

Shqipëria në edicionin e këtij viti në Eurovision do të përfaqësohet me këngëtarin Eugent Bushpepa.

Tabloidi britanik “The Sun”, i ka kushtuar një shkrim këngëtarit shqiptar, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Mall”, raporton “TCH”.

Eugent Bushpepa, i njohur me shkurtimin Gent, lindi në Rrëshen të Shqipërisë, në 2 korrik të vitit 1984, shkruan tabloidi.

Ai nisi të këndonte në moshë të re dhe në mënyrë që të përmbushte ëndrrën e tij, në 2006-ën iu bashkua një programi ‘Talk show’, në Top Channel, si këngëtar, përcjell albinfo.ch.

Që atëherë, Eugenti ka qenë pjesë e skenës muzikore, duke u bërë një prej këngëtarëve më popullorë në vend, vijon më tej ‘The Sun’.

E përditshmja britanike shkruan se Bushpepa u shpall fitues i edicionit të 56 të këngës në Shqipëri, nga një juri profesionale duke mundur një sërë këngëtarësh të tjerë të suksesshëm.

Në festivalin evropian të këngës do të paraqitet me këngën “Mall”, e shkruar posaçërisht për Eurovision. Shqipëria ka marrë pjesë 14 herë në Eurovision, që prej debutimit në vitin 2004, duke përmendur Rona Nishliun si përfaqësuesen shqiptare të renditur më mirë në klasifikim.

https://www.youtube.com/watch?v=ZuZoTKTbwUA