Shqipëria
Vrau studenten, ndërron jetë në spital Aldison Belulaj
Ai kishte vrarë 21-vjeçaren Arjela Murataj para një jave, derisa qëlloi edhe veten, në tentim për vetëvrasje
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Tiranës, Aldison Belulaj, i cili qëlloi me armë zjarri mesditën e të dielës së kaluar 21-vjeçaren Arjela Murataj para portës së Fakultetit të Mjekësisë, raportojnë mediat shqiptare.
Pasi qëlloi studenten e juridikut, Aldison Belulaj qëlloi edhe veten në një tentativë për t’u vrarë, por pas një jave në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku ndodhej në gjendje kome, 23-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja e një jave më parë, u cilësua si një krim pasioni, ku shkak mbeti refuzimi i vajzës për të pasur një lidhje me djalin.
Për këtë vrasje kishte edhe protesta, duke kërkuar më shumë mbrojtje ndaj grave, derisa ky fenomen po rritet në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik