Shkurt.ch
Kapen 4 kosovarë me 99 kg marihuanë
Në një kamion të vogël, në brendinë e gjashtë gypave metalikë ishte fshehur marihuana. Gypat ishin doganuar si material ndërtimor
Policia e Heilbronit, Gjermani, ka kapur një rrjet të tregtisë me drogë. Janë arrestuar dhe paditur 10 pjesëtarë të rrjetit që drejtohej nga katër kosovarë. Në katër aksione, policia ka kapur 99.1 kilogramë marihuanë, vlera në treg e të cilës llogaritet 1.2 milion euro.
“Omnibus” është emri i grupit hetimor të rastit, emër ky i autobusit , që ishte kapur më 4 mars në Bavari, në rrotën rezervë të të cilit kishin gjetur 22.5 kg marihuanë.
Hetuesit kanë ndjekur pjesëtarët e rrjetit të drogës duke filluar nga nëntori i vitit 2011. Në dhjetor ata kishin gjetur 14 kg drogë në banesën e një kosovari me banim në Heilbronn.
Një njësit special pastaj kishte ndaluar një makinë, në të cilën, pas një karroce fëmijësh, kishte gjetur 20 kg drogë.
Ndërsa, sasinë më të madhe të drogës policia e kishte zënë në autostradë në vendin e quajtur Appenweier. Në një kamion të vogël, në brendinë e gjashtë gypave metalikë ndodheshin plot 42.6 kilogramë marihuanë. Gypat ishin doganuar si material ndërtimor, shkruan shtypi gjerman.
Transportuesit e kësaj droge kishin vepruar “në mënyrë shumë konspirative dhe profesionale”, ka thënë kryeprokurori i lëndës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert