Shkurt.ch

9 nga 10 refugjatë, me ndihma sociale

Në statistikë janë përfshirë edhe ndihmat sociale të marra vetëm një herë ose për një kohë të shkurtë

Në vitin 2010 në Zvicër rreth 89 për qind të refugjatëve kanë përfituar nga ndihmat sociale, ka njoftuar Zyra federale për Migracion përmes një publikimi me titullin “Statistikat e ndihmave sociale”. Shprehur në shifra, bëhet fjalë për 9712 refugjatë.

Një e treta e përfituesve të ndihmave sociale janë në mes 26 dhe 35 vjeçarë, dhe afër dy të tretat janë meshkuj. Mbështetje sociale veçanërisht shpesh gëzojnë personat e mitur nga kjo kategori.

Në statistikë janë përfshirë edhe ndihmat sociale të marra vetëm një herë ose për një kohë të shkurtë.

Zyra Federale për Migracion krahas publikimit të këtyre statistikave nënvizon se refugjatët nuk vijnë në Zvicër për të punuar por për faktin se në vendet e tyre janë të kërcënuar.