Shqipëria
Majko: Mërgimtarët të kenë të drejtë të votës nga vendet ku ata jetojnë
Përpjekjet kryesore të qeverisë për sa u përket mërgimtarëve janë fokusuar në sigurimin e së drejtës së votës së tyre nga vendet ku ata jetojnë
Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko në një takim me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Selanik dhe në Greqinë e Veriut të organizuar nga Konsullja e Përgjithshme në këtë qytet, Pavlina Ylli, ka theksuar se përpjekjet kryesore të qeverisë për sa u përket mërgimtarëve janë fokusuar në sigurimin e së drejtës së votës së tyre nga vendet ku ata jetojnë.
Majko ka folur për përpjekjet e 120 ditëve të para të qeverisë për krijimin e një profili të një politike shtetërore që ka si bazë marrëdhënien e institucionalizuar midis Këshillit Koordinativ të Diasporës dhe shtetit shqiptar.
Duke vënë në dukje se brezi i dytë dhe i tretë i emigrantëve nuk po flasin mirë dhe aq sa duhet gjuhën shqipe, ai i ka kërkuar që të ketë më shumë cilësi në mësimdhënien e gjuhës.
Gjithashtu ka premtuar se me një koordinim me Ministrinë e Kulturës duhen shtuar aktivitetet e ndryshme kulturore në vendet ku jetojnë shqiptaret.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik