Maqedonia

Zaev fillon konsultat me udhëheqësit maqedonas për emrin

Në takime, Zaev i informoi liderët e partive përkatëse dhe presidentin e Maqedonisë rreth propozimeve të ofruara nga ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimiç, si dhe konkluzionet nga takimi me kryeministrin grek Aleksis Tsipras

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pas kthimit nga Davosi dhe takimit ë kryeministrin grek ka nisur takimet koordinuese për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Ai ka takuar presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kreun e VMRO-DPMNE, Hristian Mickovski, përcjell albinfo.ch.

Në takime, Zaev i informoi liderët e partive përkatëse dhe presidentin e Maqedonisë rreth propozimeve të ofruara nga ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimiç, si dhe konkluzionet nga takimi me kryeministrin grek Aleksis Tsipras në Davos të Zvicrës.

Pas përfundimit të takimit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ky është fillimi i fundit i një procesi shumë të rëndësishëm.

Sipas Ahmetit, Maqedonia e ka vendin në BE dhe NATO, e kjo duhet të ndodh sa më parë. Edhe kryeministri grek Tsipras ka mbajtur takime të ngjashme me krerët politikës për propozimet e Nimiçit.