Shqipëria
Grimeri shqiptar: E shaj shqip Kim Kardashian kur nervozohem
“E shaj kur mërzitem dhe nuk dua që ajo të dijë se çfarë i them”, tha grimieri i njohur Mario Dedivanaj
Eventi “ODA” i organizuar disa ditë më parë në Pallatin Presidencial në Shqipëri bëri bashkë personazhe të njohur shqiptarë.
300 të ftuar të përzgjedhur mes politikës, artit, televizionit dhe biznesit ishin aty për t’u njohur nga afër dhe për të krijuar kontakte, me qëllim promovimin e traditave të të gjitha trevave shqiptare. Shqiptarët u bënë bashkë nën petkun e sharmit dhe elegancës, raporton “TV Klan”.
Të ftuarit shoqëroheshin nga zonjushat e veshura me motive tradicionale.
Ndër të ftuarit ishin edhe Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, si dhe Mario Dedivanaj (Dedivanovic), grimieri i famshëm i Kim Kardiashian, përcjell albinfo.ch.
Ai foli shqip gjatë eventit dhe tregoi se nëna e tij ka folur gjithnjë shqip në shtëpi.
Vetëm pas pak ditësh ai do të jetë edhe në emisionin “Xing me Ermalin” ku në një pjesë ekskluzive për “Jo vetëm modë” Mario tregon se nuk i ka mësuar Kim Kardashianit të shajë në gjuhën tonë, pasi kur mërzitet me të e shan në shqip.
“E shaj kur mërzitem dhe nuk dua që ajo të dijë se çfarë i them”, tha grimieri.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik