Shkurt.ch
Zbulohet një koloni e bletëve të kontrabanduara
Administrata Federale e Doganave (AFD), në bashkëpunim të ngushtë me shërbime të ndryshme kantonale veterinare, zbuloi një koloni kontrabanduese bletësh në një shkallë të madhe. Për të parandaluar futjen e sëmundjeve të bletëve dhe parazitëve, me dhjetëra koloni bletësh janë shkatërruar.
Një e treta e ushqimeve në botë varen nga pllenimi i bletëve. Bleta qëndron në vend të tretë në mesin e kafshëve të dobishëm prapa kafshëve shtëpiake. Humbjet e bletëve, siç pati ndodhur gjatë dimrit të fundit, shkaktojnë humbje të konsiderueshme për bletarët. Gjithashtu, tashmë është e ditur se bletët ndikojnë në mbajtjen e florës së pyjeve dhe kullosave, duke ripërtërirë natyrën si hallkë të zinxhirit ekologjik.
Një kompani, e cila pretendonte se kishte selinë e saj në kantonin e Zug-ut, ka përfituar nga humbjet e kolonive të bletëve gjatë dimrit të kaluar, për t’u ofruar bletarëve tufa artificiale bletësh nëpërmjet internetit dhe me një çmim prej 135 frangash. I kontaktuar me telefon, furnizuesi thoshte se ai shiste bletë të kantonit të Ticinos në Zvicër.
Të informuar për rastin, Njësia hetuese i Drejtorisë së doganave ka kryer hetime të mëtejshme që çoi më 1 maj 2012 te zbulimi i importeve ilegale në pika kufitare të ndryshme.
Kërcënim për shëndetin e bletëve
Importet e paligjshme të bletëve janë të rrezikshme për shkak se ato mund të importojnë agjente patogjene në Zvicër si dhe parazitë dëmtues. Rrezikshmëria e këtyre parazitëve është ilustruar, për shembull, nga insekti i ashtuquajtur varroa, i futur në Zvicër rreth 25 vjet më parë falë importimeve të bletëve nga Azia. Që nga ajo kohë ky insekt është importuar në Zvicër dhe bletarët janë të detyruar të trajtojnë rregullisht kolonitë e tyre për të mos i humbur të gjitha bletët. Këto insekte bashkë me agjentët patogjenë janë thelbi kryesor i vdekjeve të bletëve.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert