Shqipëria
Vlera e marihuanës në gomonen e kapur ishte 8 milionë euro
Lënda narkotike e sekuestruar peshonte rreth 885 kg marihuanë dhe ishte në 55 pako të madhësive të ndryshme. Vlera e kësaj sasie marihuane është më shumë se 8 milionë euro
Policia e Italisë ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e kapjes së gomones me drogë të trafikuar nga Shqipëria drejt këtij shteti. Policia njofton se dy skafistët shqiptarë të arrestuar janë nga Vlora, dhe ata kishin edhe më herët precedent penal në trafikimin e drogës.
Sipas Policisë italiane, gomonia është identifikuar nga trupat ajrore e detare të operacionit “Triton 2017” të agjencisë evropiane “Frontex” në ujërat e komunës Pugnochiuso të provincës së Foxhias.
Shpejtësia e madhe e gomones dhe drejtimi i lundrimit kanë ngjallur dyshime dhe nevojën e verifikimit të saj. “Skafistët sapo kanë vërejtur se po ndiqen, e kanë hedhur lëndën narkotike në det, e pasi kanë mbërritur në bregdetin e Pugnochiuso, kanë braktisur gomonen e janë larguar për t’iu shpëtuar forcave policore italiane”, ka thënë policia.
Lënda narkotike e sekuestruar peshonte rreth 885 kg marihuanë dhe ishte në 55 pako të madhësive të ndryshme. Vlera e kësaj sasie marihuane është më shumë se 8 milionë euro.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik