Shkurt.ch

Dilema rreth jetësimit të iniciativës për dëbim

Në të dyja variantet nuk do të mund të respektohej marrëveshje me BE-në për lëvizjen e lirë

Iniciativa për dëbimin e të huajve me dosje krimi, qe votuar nga populli zviceran para më shumë se një viti. Prej atëherë, një komision i themeluar me urdhrin e ministres së drejtësisë ka punuar për të përcaktuar kriteret e sakta për dëbim. Por edhe brenda vetë komisionit ka pasur mospajtime, pasi që përfaqësuesi i SVP-UDC-së (partia bartëse e iniciativës) në komision ishte kundër asaj që partia e tij e quan “zbutje” të kritereve.

Sidoqoftë, Qeveria e Zvicrës ka bërë së fundi dy propozime për jetësimin e kësaj iniciative.

Propozimi i parë parasheh që të huajt detyrohen të lëshojnë Zvicrën në rast se u është shqiptuar një dënim më i gjatë se gjashtë muaj. Qeveria parapëlqen këtë variant për shkak se ajo i mundëson Zvicrës të jetë në rregull me detyrimet ndërkombëtare.

Ndërsa varianti i dytë preferohet nga iniciatorët, SVP-ja, parasheh që dëbimi i të huajit të bëhet edhe në rastet e delikteve tjera me peshë të bëhet në mënyrë automatike. Ky variant do të shkelte marrëveshjet për të drejtat e njeriut, ka sqaruar ministrja e drejtësisë, Sommaruga.

Në të dyja variantet nuk do të mund të respektohej marrëveshje me BE-në për lëvizjen e lirë.