Bota
Nestle lë pa punë 400 veta në Francë
Selia qendrore e Nestle në Francë dhe shërbimet mbështetëse janë të prekura nga shkurtimet e vendeve të punës, konfirmoi kompania zvicerane
Gjigandi ushqimor «Nestle» ka paralajmëruar shkurtime të vendeve të punës në Francë. Deri në 400 vende pune duhet të reduktohet rreth Parisit. Disa muaj më parë, 450 vende të punës tashmë ishin reduktuar në Nice.
Selia qendrore e Nestle në Francë dhe shërbimet mbështetëse janë të prekura nga shkurtimet e vendeve të punës, konfirmoi kompania zvicerane të premten një raport për agjensinë e lajmeve Bloomberg.
Kompania më e madhe ushqimore në botë, e cila punëson gjithsej 13,000 vetë në Francë, është duke u përpjekur të shmangë tepricat, tha zëdhënësi i Nestle-France. Grupi po konsolidon shtatë lokacione në rajonin e Parisit deri në vitin 2020.
Nestle kishte njoftuar vitin e kaluar se sektori i shëndetit të lëkurës Galderma donte të anulonte 450 nga 550 vende pune në qendrën kërkimore pranë qytetit Nice. Plani është të krijojë një qendër të re kërkimore në Zvicër. Vendndodhja e saktë ende nuk dihet. Konvertimi «Galderma» gjithashtu rezultoi në mbylljen e fabrikës Spirig në Egerkingen në Solothurn.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?