Shqipëria
Aeroporti i Vlorës më i lirë se i Tiranës
Sipas projektit paraprak, tre kompanitë turke do të investojnë 100 milionë euro për ndërtimin e aeroportit. Në këmbim ato do të kenë menaxhimin e tij për një periudhë disavjeçare dhe një fitim të garantuar, i cili nëse nuk arrihet nga të ardhurat e fluturimeve do të paguhet nga buxheti i shtetit
Çmimet e biletave në Aeroportin e Vlorës do të jenë më të ulëta se në Rinas. Qeveria shqiptare ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin që përcakton procedurën e negociatave me kompanitë turke për ndërtimin e aeroportit.
Në relacioni shoqërues të projekligjit zbulohet se shoqëritë turke kanë propozuar tarifa më të lira fluturime nga ato që janë aktualisht, shkruan “TCH”.
Sipas relacionit, struktura e saktë e tarifave do të përcaktohen në diskutimet e mëtejshme mes konsorciumit turk dhe komisionit ndërinstitucional të negocimit mes ministrisë së infrastrukturës dhe asaj të energjisë, përcjell albinfo.ch.
Qeveria shqiptare thotë se qëllimi kryesor i negociatave do të jetë nënshkrimi i një kontrate që ka ndikim minimal në buxhetin e shtetit. Sipas projektit paraprak, tre kompanitë turke do të investojnë 100 milionë euro për ndërtimin e aeroportit. Në këmbim ato do të kenë menaxhimin e tij për një periudhë disavjeçare dhe një fitim të garantuar, i cili nëse nuk arrihet nga të ardhurat e fluturimeve do të paguhet nga buxheti i shtetit.
Sipas relacionit të projektligjit, qeveria parashikon që përmes aeroportit të Vlorës të transportohen 80 për qind e turistëve ndërkombëtarë, që vijnë për pushime në jugun e Shqipërisë, çka do ta bënte atë një aeroport më të madh edhe sa Rinasi.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik