Shkurt.ch

Kidnapohen punëtoret e organizatës humanitare zvicerane

Sipas të dhënave zyrtare bëhet fjalë për një grua evropiane dhe një afrikane. Nuk dihet nacionaliteti

Persona të panjohur kanë rrëmbyer dy femra, punëtore të një organizate humanitare zvicerane (Medair, me seli në Ecublens VD) të angazhuar në Afganistan.

Sipas të dhënave zyrtare bëhet fjalë për një grua evropiane dhe një afrikane. Por, autoritetet nuk kanë treguar nacionalitetin e grave të rrëmbyera.

Ato ishin duke udhëtuar nga një regjion në një regjion tjetër të Afganistanit dhe për këtë nuk e kishin informuar policinë, njoftojnë autoritetet. Por, policia beson se rrëmbyesit kanë pasur motive kriminele dhe jo politike, që nënkuptohet se nuk bëhet fjalë për talibanët.

Organizata Medair është e pranishme në Afganistan që nga viti 1996. Për të punojnë 15 punëtorë të vendeve të ndryshme të botës dhe 175 vendorë.