Shkurt.ch

320 raste të mashtrimit me pensionet invalidore

Gjatë vitit të kaluar janë përpunuar 2200 raste të dyshuara për abuzim

Sigurimi i invaliditetit është duke e vazhduar fushatën kundër personave që shdrytëzojnë pa të drejtë pensionin e invaliditetit. Kështu, gjatë vitit të kaluar janë zbuliar dhe ndërprerë 320 raste të tilla abuzimi.

Personave që janë identifikuar si mashtrues u janë ndërprerë në tërësi ose pjesërisht pensionet, me çka, janë kursyer 100 milionë franga të arkës së invaliditetit.

Sipas Zyrës Federale për Sigurime Sociale, gjatë vitit të kaluar janë përpunuar 2200 raste të dyshuara për abuzim. Ndërsa, po kjo zyrë njofton se gjatë vitit 2010 janë paguar gjithsej 280 mijë pensione të invaliditetit.

Prej katër vitesh, qendrat e pensionit invalidor janë duke angazhuar një menaxhment për luftimin e abuzimit.