Lifestyle
Protestat kundër filmit “Padmaavat” në Nju Delhi
Siguria është shtuar në disa pjesë të Indisë, pasi në shumë provinca u protestua kundër lansimit të filmit “Padmaavat”.
Disa shkolla suspenduan mësimin në Nju Delhi, pas një sulmi në një autobus të shkollës, derisa kinematë në disa provinca tashmë kanë konfirmuar se nuk do ta shfaqin filmin, përcjell albinfo.ch.
Grupet e besimit hindu pohojnë se filmi “Padmaavat” tregon mos respekt ndaj kulturës së tyre, sepse përshkruan një romancë ndërmjet një mbretëreshe hindu dhe një mbreti mysliman.
Protestuesit kanë djegur automjete dhe kanë sulmuar kinematë, duke kërkuar që filmi të mos lansohet.
Yjet e Bollywoodit, Deepika Padukone dhe Ranveer Singh, luajnë rolet kryesore. Filmi tregon historinë e perandorit të shekullit të 14-të, Alauddin Khilji, i cili u josh nga bukuria e mbretëreshës Padmavati, e cila i përkiste besimit hindu.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025