Shqipëria
Financieri i Habilajve ekstradohet në Itali
Është ekstraduar në mënyrë të papritur në Itali, Nezar Seiti, i dyshuar si financieri i Habilajve.
Ai hetohet nga prokuroria e Katanias për trafik narkotikësh, ndërkohë që kishte masë sigurimi me burg në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Ekstradimi është kërkuar edhe nga vetë Seiti pasi ai nëpërmjet avokatit të tij është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare ndaj kërkon që procesi ndaj tij të zhvillohet në Itali.
Përveç gjykatës së krimeve të rënda në Shqipëri për Seitin edhe gjykata e Katanias ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në dosjen e hetuesve italian, Nezar Seiti, cilësohet si një person kyç që ka dijeni mbi shtrirjen dhe funksionimin e grupit “Habilaj” në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës në një operacion ku u kapën 4 ton kanabis.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik