Gjuha
Shkolla shqipe e Flumsit ka më shumë nxënës se disa kantone bashkë!
Ndërkohë që qytete dhe kantone të tëra nuk kanë asnjë paralele në gjuhën shqipe, shkolla shqipe e fshatit Flums, e vetme, ka 42 nxënës!
Në mbledhjen e fundit të Lapsh-it për Zvicër ishim përfaqësues, pothuajse nga të gjitha kantonet e Zvicrës, ku mbahet mësimi në gjuhën shqipe. Ajo që ra në sy ishte numri i nxënësve. Për fat të keq, në shumicën e kantoneve në Zvicër, nuk ka më asnjë paralele në gjuhën shqipe, kurse në disa prej tyre numri i nxënësve është përgjysmuar. Derisa përfaqësuesit kantonalë jepnin raportin e punës dhe bashkë me të numrin e nxënësve, më lindi një pyetje, shumë e thjeshtë: Cila pikë shkollore, ka më së shumti nxënës në Zvicër dhe sa nxënës ka ajo?
Dëgjoja me vëmendje tingëllimën e numrave:5, 7, 8, 18 nxënës. Thashë me vete pika shkollore e Flumsit matet edhe me kantonet. Atëherë këta prindër, të cilët edhe pse në vend të huaj, kanë vendosur t`ua ruajnë fëmijëve të tyre gjuhën amtare, meritojnë padyshim respekt. mësuesit Vaxhid Sejdiu, se a ka ndonjë pikë shkollore me 42 nxënës. U tha shkurt dhe qartë: – Jo. – Atëherë shkolla shqipe e Flumsit, sot ka 42 nxënës, dhe është prijatare në mësimin plotësues në Zvicër. Përveç kësaj vlen të theksohet se për vitin e ardhshëm shkollor, që tani, janë paraqitur edhe 6 nxënës për klasën e parë.
Ky shembull i mirë, i ka edhe njerëzit, që me punën e tyre e kanë bërë të mundur këtë. Në mesin e tyre janë prindërit e Flumsit, që së bashku me z. Adnan Fazliu dhe z. Selami Osmanin kanë arritur ta bëjnë këtë pikë shkollore, çerdhe të mësimit shqip. Po ashtu meritë e veçantë i takon edhe mësuesit, z. Vaxhid Sejdiut, i cili me punën e tij, ndër vite ka qenë dhe është shembulli i mësuesit në mërgatën shqiptare. I pyetëm ata: – na thanë shumë shkurt; aty ku bëhen bashkë mësuesi dhe prindërit, dhe punojnë vazhdimisht suksesi nuk mungon. Mësuesi Vaxhid Sejdiu shton edhe këto fjalë: “- është kënaqësi të punosh me këta fëmijë. Më duket vetja si në vendlindje, nxënësit janë të ndarë në katër klasë, cilësia e mësimit është në nivelin e duhur, si dhe interesimi i fëmijëve është shembull.”
Kjo shkollë dhe shkollat e tjera, të cilat janë në këtë nivel meritojnë respekt nga të gjithë ne, dhe jo vetëm nga mërgata shqiptare, por edhe nga institucionet vendore, të arsimit.
Dhe në vend të fjalëve po shënojmë emrat e këtyre nxënësve, të cilët me të drejtë bartin flamurin e shkollë shqipe në Zvicër.
Ata janë: Erina Abazi, Drenusha Zimeri, Nejla Rushiti, Ajla Ramadani, Omar Ramadani, Erion Dehari, Ismet Aqifi, Nadire Rushiti, Sara Ramadani, Ertual Ramadani, Qemal Mehmeti, Almir Mehmeti, Omer Abazi, Albin Iseni, Albion Iseni, Almir Isufi, Meriton Fetai, Eliza Dehari, Alejna Fetai, Lindon Kamberi, Vularta Kamberi, Mimoza Fetai, Suela Aqifi, Azra Hiseni, Anida Ademi, Agan Ademi, Rimon Bilalli, Sara Abazi, Sumeja Fetai, Ezana Aliu, Esma Rushiti, Medina Isufi, Semra Mehmeti, Lejla Aliu, Eljona Aliu, Vesa Fazliu, Sureja Zimberi, Fitim Ajrullahu, Anesa Bilalli, Anisa Osmani, Jasmina Fetai dhe Erina Aliu.
(Sektori për informim i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” SG, Rexhep Rexhepi)
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra