Shqipëria

Publikon armët për shitje online, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, të cilit i janë konfiskuar dy pistoleta. Arrestimi i tij erdhi pasi që hetuesit policorë kanë ndjekur një informatë nga rrjetet sociale, ku një i dyshuar kishte vënë në shitje armë ilegale.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe janë siguruar lejet për blerje të simuluar. Më pas është vënë kontakti me personin e dyshuar, i cili është kapur në flagrancë duke tentuar t’u shesë armë hetuesve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit.