Lifestyle

Dua Lipa për herë të parë në top 10 në Amerikë

Duket se viti 2017 ishte i mrekullueshëm për Dua Lipën në Evropë, por 2018-a me gjasë do të jetë depërtim edhe më i gjerë për këngëtaren kosovare.

Për herë të parë në histori, Lipa ka hyrë në top-dhjetë të top-listës së Billboardit në SHBA, transmeton Albinfo.ch.

Me “New Rules” ajo ka kërcyer në vendin e tetë të top-listës prestigjioze.

Kënga e cila u lansua vitin e shkuar në korrik si pjesë e albumit të vetëtitulluar, deri tani ka grumbulluar më shumë se 930 milionë klikime në YouTube.

Përpos hitit “New Rules”, Dua Lipa lansoi në fillim të vitit këngën “IDGAF” që tashmë ka hyrë në top-100.  Mbetet të shihet a do të ketë suksesin e njëjtë.