Bota
Do të ndërpriten kërkimet për 1.3 milionë gjermanët e zhdukur në Luftën e Dytë Botërore
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 70 vjet nga përfundimi i luftës, interesi për të ditur rreth të afërmve është shumë i lartë. Vetëm vitin e kaluar, ky shërbim mori rreth 9 mijë kërkesa nga nipërit dhe mbesat për të mësuar fatin e të afërmve të tyre
Edhe sot, askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me 1.3 gjermanët që u zhdukën gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan “The Local”.
“Ne nuk do të jemi më në gjendje t’i sqarojmë këto fate”, është shprehur Thomas Huber, kreu i Shërbimit Gjurmues, që i takon Kryqit të Kuq gjerman, i cili foli për agjencinë e shtypit gjerman (DPA) në një raport të botuar të martën, përcjell albinfo.ch.
Kjo organizatë pas konsultimit me Ministrinë e Brendshme Federale, bëri të ditur se përpjekjet për të gjetur 1.3 milionë njerëz, do të ndërpriten në fund të vitit 2032.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 70 vjet nga përfundimi i luftës, interesi për të ditur rreth të afërmve është shumë i lartë. Vetëm vitin e kaluar, ky shërbim mori rreth 9 mijë kërkesa nga nipërit dhe mbesat për të mësuar fatin e të afërmve të tyre.
Disa raste zgjidhen shumë shpejt, kurse disa të tjera me muaj. Pas luftës ishin të humbur mbi 20 milionë njerëz, por deri në vitin 1959 ishin zgjidhur shumica e rasteve, me 2.5 milionë që mbeten të pazgjidhura në atë kohë.
Një histori suksesi ishte në vitin 2010, ku dy vëllezër u bashkuan pas më shumë se 60 vjetëve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?