Lifestyle
Sa çmime do të fitonte Dua Lipa në “BritAwards”, në bazë të shitjeve
Çmimet “BritAwards” do të ndahen më 21 shkurt në Londër.
Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, është lidere me nominime me gjithsej pesë kategori. Ajo është e nominuar për Albumin më të mirë të vitit, Këngën më të mirë depërtuese, Femrën e Vitit, Këngën e Vitit dhe Videon e Vitit.
Juria prestigjioze dhe fansat do të vendosin me votat e tyre se kush do të fitojë, por çka nëse do të llogariteshin vetëm shitjet në vitin e shkuar, transmeton Albinfo.ch.
Nëse llogariten shitjet, Dua Lipa do të dilte me dy çmime nga kjo ceremoni. Ajo do të fitonte çmimin për Femrën më të suksesshme të vitit si dhe Këngën më të mirë depërtuese, shkruan “OfficialCharts”.
“Nëse ‘Brit Awards’ do të ndiqte ‘Rregullat tona të reja’, Dua Lipa do të fitonte lehtësisht kategorinë për Femrën më të suksesshme. 514 mijë shitjet e saj dhe 285 milionë transmetimet e vendosin larg në krye, falë hitit numër një dhe albumit të vetëtitulluar”, thuhet në përshkrim për këngëtaren kosovare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?