Tematike
Bursa “Celebrating Diversity”
Festoje diversitetin kulturor në mes të Zvicrës dhe SHBA-së
A i takon ndonjë pakice? Ose a e mbështet në çfarëdo mënyre diversitetin në Zvicër? Atëherë apliko dhe kaloje një vit shkollor në një shkollë të lartë në SHBA, me një bursë prej 3800 frangash!Ambasada Amerikane në partneritet me YFU, këtë vit ndan dy bursa të veçanta, me çfarë e feston diversitetin e të dy vendeve. Vende të ndryshme të prejardhjes, religjione, grupe gjuhësh – këto i bëjnë SHBA-në dhe Zvicrën të denja për të jetuar në to dhe për t`i dashur ato. Promovimi i shkëmbimit në mes kulturave dhe në mes pakicave kulturore ose fetare, është synimi i bursës “Celebrating Diversity”.
A ke menduar ndonjëherë se si do të ishte që çdo mëngjes të zgjohesh në SHBA? Nëse je njeri kureshtar, që dëshiron të eksplorosh vende të reja dhe të zbulosh të panjohurat, nëse je i gatshëm të mësoh një gjuhë të re dhe të provosh mënyra të tjera të jetesës si dhe nëse je i hapur që të njohësh anë të reja brenda vetes dhe të vësh në pikëpytje në mënyrë kritike mënyrën tënde të kuptimit të botës, atëherë YFU, me një shkëmbim ndërkulturor të ofron një aventurë të llojit të veçantë.
Krahas njohjeve të reja të gjuhëve dhe një vetëbesimi të forcuar, ti do të fitosh edhe një shtëpi të dytë dhe do të zgjerosh horizontin tënd. Një qëndrim me karakter shkëmbimi kulturor është një përvojë për jetën dhe një investim në zhvillimin tënd personal.
YFU promovon mirëkuptimin ndërkulturor, respektin e ndërsjellë dhe përgjegjësinë shoqërore përmes shkëmbimit me orientim arsimues për të rinjtë, familjet, shkollat dhe komunitetet e tyre. Programet tona të shkëmbimit ndërkulturor përbëjnë një mjet unik për vënien në pikëpyetje të botëkuptimeve të bazuara mbi paragjykime.
Duke ndihmuar njerëzit e çdo moshe që botën ta bëjnë shtëpi të tyre, ne i mbështesim njëkohësisht ata që të mësojnë për të vlerësuar dallimet dhe ngjashmëritë e tyre kulturore. YFU mundëson bërjen e një hapi në rrugën që zgjat gjithë jetën, drejt mirëkuptimit ndërkombëtar. Në këtë kuptim, ne specializohemi prej dekadash për programe afatgjata (4 deri 11 muaj). Dhe kemi arsye për këtë: Integrimi në një ambient të ri, ballafaqimi i thelluar me një kulturë tjetër dhe reflektimi i proceseve personale të të mësuarit, kërkojnë kohë. Programet tona kanë parasysh këtë vetëdije. Si organizatë, ne përcjellim gjithë procesin e mësimit ndërkulturor, duke u mbështetur në përvojën e gjatë prej disa dekadash.
Ke pyetje? Na kontakto përmes: [email protected] ose 031 305 30 60 gjegjësisht [email protected] ose: 031 305 30 60
Për më tepër informacione: https://austausch.yfu.ch/diversity
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025