Opinione
Politikani dhe bleta
Politikani as vetë nuk e dinte se çfarë e shtyri të merrte rrugën për Alpet shqiptare (Bjeshkët e Nemuna). Ndoshta kishte dëgjuar që shetitja në natyrë do t’i ndihmonte të përgadiste fjalimin para partisë së vet, ndoshta kishte dëgjuar që natyra ndikon që të ketë mendime pozitive. Po ashtu, pa ndonjë planifikim, u gjet i vetëm duke ecur shtigeve të bukura dhe çdo hap që bënte, e përcillte me foto selfi. I bindur që do të merrte përkrahjen edhe më të madhe të votuesve si politikan i gjithanshëm. Ecte pa shikuar dhe në ecjen e tij nuk kishte gjurmë…
Nuk e kishte idenë sa kishte ecur, po fakti që para syve të tij dolën imazhe të skalitura nga natyra dhe reflektimet e mëdha e bën të ndalet. Ishin disa liqene të vogla të akullnajave që reflektonin shumë dritë. Politikani u afrua afër një liqeni që kishte formën e një syri dhe sapo u afrua, pa që liqeni kishte edhe aftësi të shndërrohet edhe si pasqyrë.
Nuk ngurroi shumë dhe i tha vetit që këtu përballë liqenit mund të përsërisë fjalimin që do të mbajë para anëtarëve të partisë. Dhe sapo filloi të shqiptojë fjalët e para, dëgjoi jehonën e zërit të tij që shpërndaheshin në grykë të bjeshkëve. I ngazëllyer nga forca e zërit të tij, vazhdoi fjalimin.
«Ju, anëtarë të dashur të partisë sonë, e dini që partia jonë bazohet në katër shtylla. E para është statusi i partisë, shtylla e dytë është vlera e parties, e treta është produktiviteti, që do të thotë rritja e numrit të anëtarëve dhe, e katërta shtyllë e partisë është presidenti i partisë, pra UNË».
Sapo ndali fjalimin, edhe jehona e zërit të tij të shpërndarë u ndal dhe duke shikuar fytyrën e tij të reflektuar në ujë të liqenit, seç iu kujtua historia e lulës të narcisit dhe mitologjisë të dashurisë në vetvete. Nga këto mendime që u përcollën me një buzëqeshje pakëz cinike dhe me një zë të vogël që kërkonte ndihmë, shikoi gjithandej nga vinte ky zë që kërkonte ndihmë, po nuk shihte as një njeri të vetëm dhe në momentin kur deshi të largohej, prapë shikoi liqenin e vogël që kishte shërbyer si pasqyrë për fjalimin e politikanit dhe, në atë moment ndodhi befasia. Dëgjonte që zëri për ndihmë vinte nga një insekt që ishte pothuajse duke u mbytur në ujë të liqenit të vogël. Politikani, edhe pse shumë i befasuar, nuk ngurroi të shpëtonte insektin e vogël dhe e mori në shpatullën e dorës së tij të madhe, e shikoi që insekti filloi të pëshpiriste. Politikani e pyeti: Kush je ti dhe si është e mundur që flet gjuhën shqipe? Bleta, sapo mori vetën, filloi t’i drejtohet politikanit duke u prezantuar.
-Jam bletë dhe vetë fakti që nuk më njeh që jam bletë, mund të qëlloj që ju jeni nga kryeqyteti, se kam dëgjuar që ka shumë vjet që bletët më nuk kanë mundësi të jetojnë në tokën e qytetit tuaj. Politikani me një lëvizje koke ia bëri bletës të kuptojë që kishte të drejtë…
Bleta, duke parë që politikani shikonte me sy të çuditur dhe jobefasues, vazhdoi bisedën duke iu drejtuar politikanit. Dëgjova fjalimin tënd dhe mora vesh që ju partitë politike jeni sikur ne bletët. Jetoni në shumë koshere dhe, për dallim nga ne që jemi mbretëri pa mbretër, po me mbretëreshë, ju në kosherën tuaj pranoni edhe bletët e kosherëve të tjera, gjë që ne bletët nuk e bëjmë.
Mbasi më shpëtove jetën, po të ndihmoj që të përgatitësh dhe të fitosh zgjedhjet. Do ta përsëris atë që populli është duke u munduar me vite të tëra të tregojë, po nuk e ke dëgjuar. “Nevoja është nëna e zbulimeve”, dhe ne bletët, duke dëshiruar të mbijetojmë në këto troje të bukura, mësuam gjuhën shqipe me shpresë që të flasim me ju politikanët që keni harruar pse është luftuar. Atëherë, kur ishte e pamundur të komunikohej mes trojeve këndej e andej Alpeve shqiptare, kishte njerëz që bënin të komunikonin shqiptarët dhe atë në mes rreshtave, siç ishte libri i Daut Demakut në Mjaltishtë që bëri që shpresa për bashkim në mes të shqiptarëve dhe trojeve shqiptare të mos zbehet…
Ju politikanët doni për disa bletë që jetojnë në koshere në shtetet e tjera të mos angazhohen në këto troje, po t’u dërgojnë vetëm mjaltën. Në këto shtete ku punojnë shqiptarët, toka është e shejtë dhe e dinë që krejt luftërat janë bërë vetëm për tokë. Shiko edhe shtetet më të vogla evropiane, si Portugalia, Belgjika, Danimarka që nuk kanë më shumë se dhjetë milonë banorë, kanë pasur për të mos thënë kanë ende koloni. Dhe, këto shtete dhe shtetet e tjera më të mëdha nuk mund të mendojnë që një shtet evropian të mos jetë i zoti të kujdesët për tokën për të cilën kanë luftuar, po fatëkeqesisht nuk bëjnë asgjë për të…
Nuk është e rastësishme që asnjë politikan në trojet tuaja nuk guxon të përmendë faktin që lufta është bërë për tokë, se përgjigjja e popullit do të ishte shumë e shpejtë. Po ju politikanë që përmendni ketë fakt, çfarë keni bërë për tokën?
Politikani nuk lëvizte dhe me plot përqendrim dëgjonte një bletë të vogël që jepte këshilla dhe me një lëvizje të buzëve iu drejtua bletës.
-Po çfarë të bëj unë me partinë time?
Bleta e shikoi dhe vazhdoi këshillat e saj:
-Toka kultivohet nga njeriu dhe njeriu kultivohet nga toka, këtë shprehje të njohur e keni harruar dhe jo vetëm shprehjen, po më kryesorja, e keni harruar lidhshmërinë me bazën, me ata që me shekuj mbijetuan falë punimit të tokës. Shko dhe rriji gati tokës, kultivoje tokën që fëmijët, edhe të qyteteve tuaja, të mësohen me ne bletët dhe njerëzit që jetojnë në këto anë të kenë mjaltë sa më shumë.
Politikani u përshëndet me bletën, duke i uruar të takohen në parqet e ardhshme të Prishtinës. Mori udhën për t’u kthyer në bazë, duke ndier çdo hap që shkelte mbi tokën dhe duke fotografuar sa më shumë bukuritë e vendit të vet. E duke ecur ashtu me shpejtësi, iu kujtuan edhe fjalët e babait të vet që i thoshte:
-Shiko mirë këto male, shiko mirë këto bjeshkë, shiko mirë këtë qiell, shiko mirë liqenet dhe detërat…e nëse i shikon mirë gjithë këto bukuri tuajat, do të jenë…dhe prapë i silleshin këto fjalë…. Shiko mirë këtë tokë….
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër