Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
Ordinanca në Cyrih e dy doktorëve nga Tetova
Me ardhjen e doktor Fatmir Demirit, ordinanca e Dr. Semun Abdilit tashmë ka kompletuar gamën e të gjitha shërbimeve mjekësore në këtë ordinancë, përfshirë këtu madje edhe ndërhyrjet kirurgjikale ortopedike
Ka 7 vite që ka migruar nga Tetova në Konstancë të Gjermanisë. Sikur për secilin, edhe për mantelbardhin nga Tetova, fillimi ishte i vështirë. Doktor Demiri erdhi si specializant i ortopedisë duke gjetur punë në Dortmund në një klinikë që merret me trajtimin e dëmtimeve ortopedike sportive. Klinikë me renome në Gjermani.
Gjuhën gjermane e kishte mësuar qysh i ri, në moshën 18 vjeçare. Ai e kishte mësuar gjermanishten kur kishte qëndruar në Bon të Gjermanisë, duke ëndërruar që një ditë t`i kthehet sërish Evropës.
Pasi kreu studimet dhe specializimin në Shkup, dr. Fatmiri kthehet sërish në Gjermani. Ajo që e kishte shtyrë doktorin që t’i kthehet Gjermanisë ishte synimi për përparimin e mëtutejshëm në anën profesionale dhe njohja e mjeteve tjera bashkëkohore që posedojnë spitalet gjermane.
Fillimisht iu njoh diploma pasi kishte kaluar të gjitha provimet shtetërore në mjekësinë gjermane.
Madje, gjatë punës në Gjermani kishte përfunduar edhe një specializim në kirurgji ortopedike dhe traumatologji ortopedike. Ai tashmë ka të përfunduar edhe specializimin si mjek i ordinancës së përgjithshme dhe si mjek i urgjencës.
– I lumtur që do t`u ofrojë shërbim mjekësor cilësor bashaktdhetarëve
Së fundi, i joshur nga pagat më të mira në Zvicër, doktor Demiri ka vendosur t’i bashkohet ekipit të doktorit nga Tetova, dr. Semun Abdilit, në ordinancën e këtij të fundit, në Oerlikon të Cyrihut.
Doktor Fatmir Demiri tashmë ka kompletuar gamën e të gjitha shërbimeve mjekësore në këtë ordinancë, përfshirë këtu madje edhe ndërhyrjet kirurgjikale ortopedike.
Ai premton se do të bëjë përpjekje që të ofrojë trajtim më të mirë shëndetësor për pacientët shqiptarë në Zvicër.
Këtë ëndërr nuk arriti ta realizojë në vendlindje por është i lumtur që këtë do ta bëjë në Zvicër.
“Gjuha në mjekësi është shumë e rëndësishme ngase shpesh mund të lindin keqkuptime ndërmjet mjekut dhe pacientit, të cilat mjaft shpesh përfundojnë me pasoja të rënda. Pacientët duhet të shërohen nga mjekët gjuhën e të cilëve ata e kuptojnë më së miri”, thotë doktori 45-vjeçar nga Tetova.
“Shumë shpesh gjendja pozitive shpirtërore ndikon që pacienti të shërohet më shpejt. Madje, te ne ekziston një fjalë e urtë popullore: “mjeku i mirë të shëron me fjalë”, dhe kjo është vërtetuar edhe në mënyrë shkencore. Besimi që arrihet ndërmjet pacientit dhe mjekut zgjidh 50 për qind problemin. Si në Zvicër, në Gjermani apo dhe në Amerikë, është me rëndësi që anamneza e pacientit të merret në mënyrë të kujdesshme. Është me rëndësi që mjeku të kuptojë gjuhën e pacientit”, thotë tetovari dhe shton se kjo ka qenë edhe arsye që ka specializuar në traumatologji.
– Në Gjermani ka përfituar nga fjala e fundit e teknikave mjekësore
Para se të vinte në Zvicër ai kishte vizituar shpesh spitalet zvicerane dhe thotë se nuk ka parë ndonjë dallim të theksuar me Gjermaninë.
Ai vjen me një bagazh mjekësor nga Gjermania.
“Përfitova eksperiencë duke mësuar metodat më të fundit operative dhe të medikamenteve. Kemi shkëmbyer ide dhe mendime me mjekët në të gjithë botën se cilat medikament janë më pak të dëmshme për pacientët”.
Në ordinancën e mjekëve tetovarë në Oerlikon tani ofrohen të gjitha shërbimet si ato të mjekësisë së përgjithshme, interne po edhe kirurgjikale dhe të ortopedisë, përfshirë dhe ato kronike dhe akute.
“Në këtë ordinancë do të kryhen edhe ndërhyrjet e vogla kirurgjikale”, thotë doktor Demir, duke premtuar se do të ofrohen të gjitha shërbimet pa pasur nevojë që të drejtohen diku tjetër, kuptohet, përveç në rast të urgjencave.
Fatmir Demiiri vjen nga Tetova. Ai ka kryer Fakultetin e mjekësisë në Tiranë ndërsa njërin prej specializimeve e ka të kryer në Shkup. Doktori kishte punuar vetëm dy vite në spitalin e Tetovës dhe në Shkup, për të migruar më pas në Gjermani.
Të tjera nga Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës