Lifestyle
Hoschek prezanton koleksionin e ri në Berlin
Koleksioni i emërtuar 'Winter Garden' u inspirua nga ilustrimet e shekullit të 19-të të luleve të kombinuara me elemente të ndryshme, me ç’rast u krijuan rroba me bletë e lule
Kreatorja australiane, Lena Hoschek, në Javën e modës në Berlin ka prezantuar koleksionin e saj të fundit për vjeshtë-dimër 2018, me një përzierje të madhe stilesh e ngjyrash, por preferoi të organizojë një shfaqje solo në kopshtin botanik të qytetit.
Hoschek, e njohur për dizajnet e saj femërore, tha se e zgjodhi këtë vend për koleksionin e saj, sepse lokacioni do të mund të kishte më shumë ndikim në rrobat e krijuara që i prezantoi.
Koleksioni i emërtuar ‘Winter Garden’ u inspirua nga ilustrimet e shekullit të 19-të të luleve të kombinuara me elemente të ndryshme, me ç’rast u krijuan rroba me bletë e lule. Në koleksion i ishte kushtuar vëmendje e posaçme detajeve, ndryshe shenjë dalluese kjo e kreatores.
Hoschek, e cila është nënë e një djaloshi të vogël, po përgatitet të hapë dyqanin e saj, me ç’rast do të shesë edhe rroba për fëmijë.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?