Shëndetësi

Mikrovalët të dëmshme për ambientin, njëjtë si veturat

Mikrovalët e dëmtojnë ambientin njësoj si veturat dhe përdoruesit duhet të mësohen të gatuajnë me më efikasitet, thonë shkencëtarët.

Furrat janë përgjegjëse për 7.7 milionë ton dyoksid karboni në Evropë çdo vit – që është ekuivalente me 6.8 milionë vetura.

Hulumtuesit kanë thënë se këto veprime po e ndihmojnë ngrohjen globale, transmeton Albinfo.ch.

Mikrovalët udhëheqin përqindjen më të madhe të të gjitha tipave të furrave të shitura në Evropë, me numrin që pritet të arrijë deri në 135 milionë deri më 2020.

Por shkencëtarët e Universitetit të Manchesterit thonë se përpjekjet për të kursyer energjinë duhet të fokusohen në edukimin më të mirë të përdorimit të mikrovalëve.

Ata sugjerojnë që përdoruesit të mësohen si të nxehin ushqimin në temperaturën e duhur për periudhën e duhur kohore.