Lifestyle

Vdekja e O’riordanit nuk po trajtohet si e dyshimtë

Këngëtarja irlandeze nga Limericku vdiq papritur në Londër, në moshën 46-vjeçare

Vdekja e këngëtares së bendit The Cranberries, Dolores O’Riordan, nuk po trajtohet si e dyshimtë, ka njoftuar policia metropolitane. Policia po ashtu ka konfirmuar se raporti i vdekjes i është dorëzuar zyrës së prokurorit, me ç’ rast hetimi për shkaqet do të fillojë.

Këngëtarja irlandeze nga Limericku vdiq papritur në Londër, në moshën 46-vjeçare. Bendi i saj The Cranberries përjetoi sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar gjatë viteve të 90-a me këngët si ‘Linger’ dhe ‘Zombie’.

Policia metropolitane ishte thirrur në hotelin Park Lane të hënën, me ç’ rast u raportua se një grua në të 40-at u shpall e vdekur. Pas vdekjes së saj, është thënë se funerali i këngëtares do të mbahet në Irlandë.

“Familja ende po pret më shumë detaje rreth vdekjes së saj në Londër”, është raportuar, ‘por plani është që të varroset në shtëpi. Varrimi varet nga ajo se kur trupi i saj do të arrijë në Limerick’.

O’Riordan i ka shkruar vetë tekstet e këngëve të saj që nga mosha 12-vjeçare.