Integrimi
Thirrje e solidestit-Gjenevë, botës shqiptare dhe miqve të saj
Ditën e Shtunë, 27 janar 2018, nga ora 13h00 organizohet një manifestim te Busti i Skënderbeut në Parkun William Rappard, buzë Liqenit të Gjenevës
Shoqata SOLIDEST fton shqiptarët dhe miqt e saj të marrin pjesë në Manifestimin që do të organizohet te Busti i Skenderbeut në Parkun William Rappard, buzë Liqenit të Gjenevës para Malit të Bardhë, ditën e Shtunë, 27 janar 2018, ora 13h00. Ky manifestim bëhet, në kuadrin e përkujtimit të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit kombëtar të shqiptarëve dhe mbrojtësit të Krishterimit nga SOLIDEST, Shoqata Ndërkombëtare e Solidaritetit për Zhvillimin e Vendeve të Lindjes, Gjenevë. Shtojmë se ky pervjetor i madh përkon me 20 vjetorin e ngritjes së Bustit të Skenderbeut në Gjenevë, të parit bust të një heroi kombëtar të huaj të hyrë në tokën zvicerane. Dhe kjo, falë mirëkuptimit që gjeti propozimi i ynë te Qeveria e Gjenevës, që meriton mërënjohje, ngaqë vendimin e mori pikërisht në vitin 1997, kur Shqiperia po kalonte ngjarjet më të kobshme të historisë së saj 3000 vjeçare.
Po ashtu shtojmë se ky manifestim përkon edhe me më se 25 vjetorin e themelimit në Gjenevë të Organizatës sonë Ndërkombëtare, jo fitimprurës SOLIDEST, të krijuar edhe me mbështetjen e OJQ-ve (Organizatave Jo Qeveritare) të Gjenevës dhe shoqatave të tjera të rëndësishme nderkombëtare, sidomos Sherbimit të posaçëm të OJQ-ve të OKB-së Gjenevë dhe e revistave të saj GO-BEETWEN dhe LE MESSAGER. Organizata jone gjatë punës së saj vërteton ndihmën modeste por të efektëshme të dhënë për spitalet, shkollat e botës shqiptare, bursa studimi por edhe ndihmën e madhe që i ka dhënë çështjes kombëtare shqiptare pa u varur nga asnjë Qeveri, parti politike, por as edhe Force të errët. Si provë:
- Ne futëm Presidentin I.Rugova në Forumin e Kranmontanës. Deklaratë e ish-Ministrit XH.Shatri
- Ne përgatitëm e dërguam dosjen për lirimin e Ukshin Hotit për OKB-Gjenevë (Arkivi i OKB.)
- Me kërkese të Kryeminstrit R.Prodi, G.Napolitano të Italisë, të mbështetur nga President Clinton lidha NATO-on me UÇK-në (R.A. pranverë 2008), duke hequr cilësimin terrorist të saj. Gjë që shpejtoi Luftën e Kosovës, shmangu genocidin kundër Kosovës, por edhe një farë qetësimi te shqiptarëve edhe botës, por jo të familjes sime, e cila priti me vite hakmarrjen ballkanike të Milosheviqit.
- Përveç ngritjes së bustit të Skenderbeut me shpenzimet tona si familje Leka-Gjenevë, pa asnjë aktivitet fitimprurës, pra me sakrifica ekstreme, vërtetojmë se e kemi shtrirë veprimtarinë tonë për mbrojtjen e lirisë së popujve, duke mëshuar sidomos te njohja e shqiptarëve të mëdhenj si Skenderbeu, Nënë Tereza dhe të tjerë në Lindje. Këtë e kemi bërë duke shkuar me misione fisnike në më se 54 vende të botës, jo gjithmonë të sponsorizuar. Nga Detroiti, Montevideo, Santjago të Kilit, nga Stokholmi në Johanesburg, nga Nju-Jorku në Lisbonë, Moskë, Singapur, Kuala-Lumpur, Manila, Melburn.
Ju pres në takimin e Gjenevës, ku do t’ju njoftoj, por edhe do t’ju dokumentoj se me kushtet e mira dhe sidomos lirinë e kerkimit dhe shkrimit që pata në Zvicër gjatë këtyre 28 vjetëve arrita të bëj disa zbulime ku elementi shqiptar ka ndikuar shumë në historinë e këtij vendi. Ndryshe nuk ma jepnin kurrë lejen autoritetet zviceranë për të ngritur bustin e Skenderbeut në Gjenevë, kur Shqipëria jetonte ngjarjet e vitit 1997-të.
Mirë u pafshim të shtunën te busti i Senderbeut – Gjenevë.
Astrit Leka Kryetar i SOLIDEST
Ish-Këshilltar i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës FMAC – Paris
Zëvendës – Kryetar i Konfederatës Europiane të Veteranëve. CEAC – Paris
Kryetar nderi i BISHZ. Bashkimi i Intelektualëve shqiptarë në Zvicër
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Janar 2018
- Ora13:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit27 Janar 2018 - 11:00
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet Gripi e ka në kontroll Zvicrën, por kulmi nuk ka ardhur ende. Mjekët po vëzhgojnë raste...
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike