Maqedonia

Ivanov nuk e dekreton Ligjin për gjuhët

Ai ka deklaruar se "ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit , sovranitetin dhe integritet territorial të Maqedonisë"

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka njoftuar se ka vendosur të mos e dekretoj Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai ka deklaruar se l”igji rrezikon karakterin unitar të shtetit , sovranitetin dhe integritet territorial të Maqedonisë”.
“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore”, ka thënë presidenti i Maqedonisë.