Kuriozitete
Nuk i lejohet të udhëtojë me aeroplan sepse kishte veshur shumë rroba
Ryan Carney Williams raportohet se nuk iu lejua të kalonte nga aeroporti drejt aeroplanit të British Airways pasi kishte veshur rroba të cilat nuk kishte arritur t’i fuste të gjitha në valixhe
Një person që udhëtonte nga Islanda drejt Anglisë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Keflavikut pasi tentoi të shmangte pagesën për peshë më të madhe, duke veshur tetë palë pantallona dhe dhjetë bluza.
Ryan Carney Williams raportohet se nuk iu lejua të kalonte nga aeroporti drejt aeroplanit të British Airways pasi kishte veshur rroba të cilat nuk kishte arritur t’i fuste të gjitha në valixhe.
Sipas uebfaqes “Mbl”, kompania e linjës ajrore e ktheu prapa Williamsin për shkak të sjelljes, dhe pasi refuzoi të hiqte rrobat, siç i ishte kërkuar nga sigurimi, transmeton Albinfo.ch.
Në një video të postuar në Twitter, shihet teksa stafi i kompanisë ajrore i kërkon nëse duhet ta thërrasin policinë, pasi Williams vazhdon të pyes përse nuk mund të fluturojë.
Në një postim të mëvonshëm, ai ka treguar se policia kishte arritur dhe e kishin arrestuar.
Policia e kishte liruar atë dhe menjëherë Williams ishte nisur që të udhëtonte me “EasyJet” drejt Anglisë. Megjithatë, me të arritur në testet e sigurisë, ai u refuzua sërish për shkak të incidentit të ditës së mëhershme.
Pasi që kishte mbetur pa para në aeroportin e Islandës, të dy kompanitë i kthyen paratë dhe i mundësuan të udhëtojë përmes një kompanie ajrore norvegjeze.
https://twitter.com/RYAN_HAWAII/status/951088642881138688
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind