Shkurt.ch
Unia shpërblen ata që kanë shkarravitur pllakatet e SVP-UDC-së
Përkundër kërcënimit me ndjekje penale, tre qytetarët kishin vepruar nga bindja e tyre kundër racizmit, sqaron Unia
Sindikata Unia ka shpërblyer me çmimin për kurajë qytetare tre persona, të cilët gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2011 kishin shkarravitur ose mbuluar pllakatet e SVP-UDC-së. Bëhet fjalë për pllakatet me tekstin “Kundër migracionit masiv”.
Përkundër kërcënimit me ndjekje penale tre qytetarët kishin vepruar nga bindja e tyre kundër racizmit, sqaron Unia.
Dy mësues nga Shafhauzeni dhe një tjetër nga Cyrihu po vlerësohen me një çmim për “veprim të guximshëm”. Unia ka vlerësuar qëllimisht njerëzit të cilët, sipas ligjeve në fuqi kanë kryer vepër penale.
“Ne mendojmë se ka situata që shkojnë tepër larg”, ka thënë Rita Schiavi nga Unia. Sipas saj pllakatet e mbuluara ose të shkarravitura kishin pasur përmbajtje raciste dhe si të tilla nuk do të duhej të ishin vendosur kurrë.
SVP-UDC ka reaguar kundër këtij veprimi, duke e quajtur Unia-n “armike të demokracisë”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert