Shkurt.ch

Hetohet Rega për transportimin e ushtarëve amerikanë

Rega ka bartur me aeroplanët e saj ushtarë amerikanë nga Iraku, Afganistani etj. në drejtim të Gjermanisë

Zyra Federale për mbikëqyrje të punës së fondacioneve po hulumton rastet e transportimit të ushtarëve amerikanë përmes shërbimit zviceran të aeroplanëve për shpëtim “Rega”.

Departamenti Federal i punëve të jashtme, lidhuer me bartjen e ushtarëve në fjalë ka marrë vesh vetëm nga mediet.

Medie të ndryshme kanë raportuar në fillim të majit se Rega ka bartur me aeroplanët e saj ushtarë amerikanë nga Iraku, Afganistani etj. në drejtim të Gjermanisë.

Rega si fondacion privat financohet me 60 për qind nga kontributet e 2.4 milionë dhuruesve ndërsa pjesa tjetër kompensohet nga pagesa e aksioneve të shpëtimit . ajo nuk merr mbështetje financiare nga shteti.