Kuriozitete
Konkursi i sirenave në Florida
Dhjetëra gra, disa prej tyre nga Montana dhe Mbretëria e Bashkuar, morën pjesë në një aktivitet në ujë, me shpresën për t’u bashkuar me ekipin e famshëm të sirenave, të cilat rregullisht performojnë për qindra njerëz.
Njoftimi për mbajtjen e audicioneve bëri jehonë në fund të vitit të shkuar, duke nxitur interesin e qindra sirenave të mundshme. Edhe përkundër të ftohtit, shumë prej grave nuk donin të humbnin mundësinë për të provuar fatin e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Ato duhet të notojnë dhe pastaj do të duhej të bëjnë një test të aftësive ujore për rreth 10 minuta. Nëse kalojnë me sukses, atëherë ato do të lëvizin në fazën e dytë të provës që do të jetë më shumë nga pjesa tradicionale”, tha mes tjerash John Athanason.
“Për mua fakti që kjo punë paguhet, përbën shpërblim shtesë. Edhe po të më ftonin të punoja si vullnetare, nuk do të refuzoja, sepse vërtet dëshiroj të jem një sirenë”, tha Michele Colson. Ky konkurs organizohet çdo vit në Florida.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë